Thursday , 23 February 2023

POLICIA, MASA TË FORTA SIGURIE PËR NDESHJEN E VLLAZNISË

Ndeshja ndaj Krajovës konsiderohet shumë e rëndësishme jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë të organizimit. Nisur edhe nga historia jo shumë pozitive e vitit të kaluar, apo dhe ajo e skuadrave të tjera shqiptare pjesmarrëse në Kupat e Europës, këtë herë në Shkodër janë duke i marrë të gjitha masat që në ndeshje të mos ketë asnjë incident.

Prej disa ditësh është ngritur edhe grupi i punës për këtë qëllim, ndërkohë përsonat përgjegjës për sigurinë në klubin Vllaznia dhe në Drejtorinë e Policisë Shkodër kanë dalë në një konferencë për shtyp ku kanë shpjeguar edhe disa nga masat që do merren për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje…

Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga ndeshja, interesimi duket i madh për ndeshjen dhe të gjithë tashmë presin që mbrëmjen e të enjtes të ketë spektakël në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, duke shpresuar deri në fund edhe për një rezultat pozitiv për Vllazninë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …