Thursday , 23 February 2023

POLICIA PARANDALON KRIMIN, ARRESTOHET 21-VJEÇARI

Policia ka parandaluar një krim të rëndë në Kurbin, duke arrestuar autorin e dyshuar sëbashku me armen.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin prangosen në flagrance shtetasin Mikel Gjonaj, 21 vjeç, banues në fshatin Drojë, Kurbin.Arrestimi i tijë u krye pasi ka qëlluar me armë në ajer dhe ka kanosur për motive të dobëta disa punonjes të një firme guroreje, ku ishte i punësuar.

Ndërhyrja në kohe e shërbimeve të Policisë së Kurbinit parandaluan konfliktin, si dhe kapen shtetasin së bashku me armën e zjarrit tip pushkë.Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti në trup edhe 10 gr kanabis.Gjithashtu në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja.Materialet në ngarktim të këtij shtetasi i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …