4 pjesetarë të një familje në Shëngjin të Lezhës, i shpëtuan mrekullisht vdekjes, pasi një shkëmb i përmasave të mëdha, ra nga mali dhe goditi shtëpinë e tyre.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10 të paraditës të premtes dhe fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar, pasi 4 pjestaret e familjes Loci nuk ndodheshin në shtëpi. Siç shihet dhe nga pamjet forca e shkëmbit disa tonësh e ka dëmtuar plotësisht banesen 1 katëshe.
Deshmitaret tregojnë se zhurma ishte e fortë e ngjashme me atë të shpërthimit të një bombole gazi. Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe përfaqësues të pushtetit lokal. Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, foli për evakuim të mundshëm të banorëve të zonës dhe vendosjen e barrierave, në mëyrë që të mos përsëriten tragjedi të tilla si ajo e pak viteve më parë në Torovicë.
Në tetor të vitit 2017-të rënia e një masivi shkëmbor sipër një makine në ecje në zonen e Torovicës, u mori jetën 2 vëllezërve dhe nuses së njërit prej tyre shtatzënë. Fenomeni i rrëshqitjes së gureve është shfaqur frikshem në disa zona të Bashkisë Lezhë, ndërsa deri tani ka munguar ndërhyrja.