E veçantë ka qenë premiera e komedisë ” Big Brother Shkodra VIP” nga Estrada e Teatrit Migjeni me tekst dhe regji të Ismet Drishtit. Mjeshtri i madh i humorit Besnik Çinari përveç duartrokitjeve mori edhe një urim të veçantë duke festuar ditëlindjen e tij në skenë. I pyetur se sa vjeç mbush ai shprehet…
“Big Brother Shkodra VIP” ka rikthyer humorin e estradës së Shkodrës, ku përveç mjeshtrave të mëdhenj si Besnik Çinari, Drande Xhaj dhe Rita Gjeka pjesë e kastit të aktorëve ishin edhe të rinjtë e talentuar që me humorin e tyre për dhuruan shumë të qeshura për spektatorin e pranishëm…
Për regjisorin e shfaqjes Ismet Drishti shprehet shumë i kënaqur me punen e aktorëve dhe me pritjen që i bëri publiku kësaj shfaqje në të cilën luajnë 16 aktor, që me estraden e Shkodrës nuk ka ndodhur ndonjëherë shprehet Drishti…
Koncepi i shtëpisë më të famshme në Shkodër, ku ndërthuren personazhe dhe karaktere të ndryshme. Persona të cilët kanë bërë famë, ku përmes tekstit dhe humorit kritikohen dukuritë negative nëpër të cilat po kalon shoqria jonë. Një shfaqje e cila vjen si një freski për Shkodren dhe spektatorin e saj me humor dhe me këngë.