Thursday , 23 February 2023

Presidenti Nishani takon Ministren e Mbrojtjes së Italisë

Presidenti i Republikës Bujar Nishani priti sot në një takim Ministren e Mbrojtjes së Italisë Roberta Pinotti.

Në këtë takim, kreu i shtetit shqiptar e konsideroi të shkëlqyer nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve ndërsa vlerësoi ndihmën që Italia i ka dhënë vendit tonë në fushën e mbrojtjes.

Biseda u ndal edhe në misionet ushtarake të përbashkëta në kuadër të vendimeve të marra nga aleanca e NATO-s.

Presidenti Nishani dhe Ministrja italiane Pinotti diskutuan edhe situatën e shkaktuar nga kriza në Ukrainë dhe luftën ndaj terrorizmit.

Lexoni dhe kete

“DUKAGJINI KËRKON RRUGËNâ€

Banorë dhe ish banorë të zonës së Dukagjinit kanë dalë këtë të hënë në një …