Wednesday , 29 June 2022

Prishja e banesave, Banoret protesojne perpara bashkise

Pronarët e banesave përreth stadiumit “Loro Borici” kanë zgjedhur sheshin përpara bashkisë së Shkodres në momentin e ngritjes së flamurit për të protestuar kundër prishjes së ndërtimeve në këtë zonë. Sipas banorëve, prishja e ndërtimeve pranë stadiumit i penalizon padrejtësisht, pasi janë 30 familje që preken nga ky aksion.

Banorët kanë zhvilluar debate edhe me kryebashkiakun e Shkodres Lorenc Luka duke i kërkuar llogari për vendimin e INUK- ut. Nga ana tjetër Luka ka deklaruar se bashkia e Shkodres nuk ka asnjë projekt për rikonstruksionin e stadiumit dhe nuk është në dijeni zyrtarisht të veprimeve të INUK ndërsa kërkoi që objektet që do prishen të jenë minimale.

Një ditë më parë inspektorët e INUK- ut kanë nisur verifikimin e të gjitha objekteve përreth stadiumit. Sipas burimeve të INUK bëhët e ditur se janë mbi 20 objekte të cilat sipas konstatimeve të para rrezikojnë të shemben, për ti hapur vend rikonstruksionit të “Loro Boricit”.

Lexoni dhe kete

PROVIMI I FUNDIT I MATURĂ‹S SHTETĂ‹RORE

MaturantĂ«t nĂ« vendin tonĂ« kanĂ« zhvilluar kĂ«tĂ« tĂ« premte provimin e fundit tĂ« maturĂ«s shtetĂ«rore, …