Monday , 20 September 2021

PROBLEM INTERNETI, TIFOZËT NË PRITJE PËR TË BLERË BILETA

Radhë të tifozëve shkodranë janë paraqitur këtë të hënë pranë sportelit të stadiumit “Loro Boriçi” për të blerë bileta për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Konferencë Ligë mes Vllaznisë dhe Ael Limassol.

Radha është krijuar si shkak i një problemi të internetit dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek tifozët, që është dashur të presin për disa orë sipas tyre.

Ndërkohë, që ka edhe prej atyre që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë për të parë këtë sfidë të kuqebluve…

Sfida Vllaznia – Ael Limassol luhet të enjten në ora 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I BOKSIT NIS ME RIVALITETIN VLLAZNIA – TIRANA

Kampionati kombëtar i boksit ka nisur me rivalitet që në ditën e tij të parë …