Thursday , 23 February 2023

PROBLEMATIKAT E SHUMTA NË LIQENIN E SHKODRËS

Problematikat në liqenin e Shkodrës mblodhën në një tryezë diskutimi aktorët përgjegjës në prefekturën e qarkut Shkodër.

Prefektja Majlinda Angoni tha se kemi nxjerrë keq-menaxhime të liqenit të Shkodrës, siç janë: peshkimi i paligjshëm me inverter, janë dëmtuar specie të ndryshme, vijon peshkimi me binarë në pjesën ku fillon lumi Buna, peshkimi në Dajlan ka bllokuar lëvizjen e 14 specieve nga liqeni i Shkodrës drejt detit Adriatik, si edhe prania e peshkatarëve të pa liçensuar…

Më tej, Angoni tha se Bashkia Shkodër ka përgjegjësi për përmirësimin e derdhjes së ujërave të zeza në lumin Buna, ndërkohë problem janë edhe ndërtimet e paligjshme që kanë ngushtuar shtratin e vjetër të lumit Buna…

Për këto problematika, Angoni theksoi se do të ngrihet një task-force ku do të jenë të përfshira AKU dhe policia kufitare.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …