Teksa IGJEUM ka parashikuar që këtë javë territori të përballet me stuhi e reshje të dendura shiu, ndërmarrja e ujësjellës kanalizime Shkodër, përmes sektorit i kanalizimeve të ujrave të bardha, po vijon ndërhyrjet në të gjitha akset rrugore.
Gjatë së hënës, janë kryer pastrimet e kanalizimeve dhe riparimet e dëmtimeve në disa akse rrugore. Ndërkohë, një tjetër problematikë që lidhet drejtëpërdrejtë me qytetarët dhe bizneset është ajo e ndotjes së mjedisit. Mbetje të ndryshme hidhen në puseta duke krijuar bllokimin e kolektorëve…
Ndër të tjera, Duro bëri me dije se ky proçes pune do të vijojë pa ndërprerje me qëllim që stina e reshjeve të mos krijojë probleme për qarkullimin në rrugët e Shkodrës.