Moti i keq me reshje shiu e stuhi krijoi probleme me furnzimin me energji elektrike në disa zona të Lezhës.
15 fshatra të Njesive Administrative Blinisht dhe Dajç u zhyten në errësire si shkak i defekteve në rrjet. Energjia u nderpre për rreth 5 orë pasditen e së dieles, duke krijuar probleme për mijera banor në këto zona.
Grupet e punës të Njesisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, zbarkaun në terren për riparimin e defekteve duke bërë të mundur që në oret e mbrëmjes të rikthehet energjia elektrike.
Gjatë këtyre diteve me mot të keq ka patur ndërprerje të vazhdueshme të energjisë në shumë zona të Lezhës. Kjo ndodh për shkak të rrjetit të amortizuar, por edhe cilësisë së dobet të investimeve edhe atje ku është ndërhyrë.