Në Lezhë, megjithëse pallatet janë evidentuar si të pabanueshme, shumë familje që e kanë pasur të pamundur të transferohen në Shëngjin, ose që nuk kanë gjetur sot vend tjetër për të jetuar, janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e dëmtuara duke rrezikuar jetën.
Tone Përndoj është një nënë që duke pasur fëmijën e sëmurë, nuk ka mundur të largohet nga pallati që është i dëmtuar rëndë nga tërmeti. “Këtu s’ka ardhë kush me pa.
Kam shkuar tek Bashkia më kanë thënë ke ardh me vonesë këtu në Balldren kurse në Lezhë s’na kanë pranuar”, – shprehet ajo, ndërsa thotë se ka pasur edhe diferencime mes banorëve të të njëjtit pallat.