Për të tretin vit radhazi është kryer proçesi i dezinfektimit të gështenjës në zonën e Reçit në Malësi të Madhe. E pranishme në një takim me fermerët e zonës ishte edhe ministrja e bujqësisë, Frida Krifca.
Ajo e pranoi se dëmet kanë qenë të shumta nga paraziti që ka përfshirë këtë zonë, por theksoi se kjo luftë biologjike ka dhënë rezultatet e para, teksa do të shtrihet edhe në zona të tjera…
Ky proçes dezinfektimi është pritur mirë edhe nga fermerët e zonës.