Thursday , 23 February 2023

PROÇESI MËSIMOR RREZIKON TË BOJKOTOHET NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS

Proçesi mësimor rrezikon të bojkotohet në Universitetin e Shkodrës nëse nuk zbatohen kërkesat e firmosura nga 70% e pedagogëve të këtij universiteti.

Në një dalje për mediat, Peter Saraçi, kryetar i sindikatës së pedagogëve në Universitetin “Luigj Gurakuqi” tha se kërkesat janë minimaliste, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë e diskutimit me Ministrinë e Arsimit, por tha se nëse nuk ka negociata atëherë ka dakordësi në radhët e pedagogëve për bojkot të proçesit akademik…

Ndër të tjera, Saraçi theksoi se prej vitit 2017 pavarësisht rritjes së inflacionit e veçanërisht në këtë vit krizë ekonomike globale nuk është vërenjtur asnjë iniciativë e qeverisë për rishikimin e pagave.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …