Thursday , 23 February 2023

PRODUKTET BUJQESORE SHQIPTARE DOMINOJNE TREGUN E ULQINIT

Ulqini po pushtohet nga produktet bujqësore Shqiptare, çka ka detyruar prodhuesit vendas që të kërkojnë mbështetjen e kryetarit të Komunës së Ulqinit Nazif Cungu. Çmimi më I lirë I produkteve Shqiptare bënë që fermeret e Ulqinit të ankohen për këtë cështje. Nga sa mësohet ka qenë Kryetari I Komunës së Ulqinit Nazif Cungu I cili ka kërkuar nga policia kufitare dhe drejtues të doganës Malazeze që të ndërmerren hapa konkret në bllokimin e produkteve bujqësore që kryesisht gjatë sezonit të verës futen ilegalisht në Ulqin, pasi kështu sipas tij po dëmtohen fermerët vendas.

Cmimet e produketeve bujqësore, por edhe sasia që nxjerrin në treg fermeret e Ulqinit bënë që konkurenca nga Shqipëria të jetë shumë me madhe. Nga ana tjetër mësohet se janë marrë masa të përbashkëta në pikat e kalimit kufitar që të mos lejohen produket bujqësore nga Shqipëria. Janë kryesisht tregtarët nga rajoni I Shkodrës të cilët në bashkëpunim edhe me tregtarët vendas të Ulqinit të cilët zhvillojnë tregtinë e këtyre produkteve.

Kërkesa në rritje dhe cmimi konkurures është shkaku kryesor që produktet bujqësore shqiptare dominojnë tregun e Ulqinit. Një kg domate në Ulqin kushton 1 euro ndërsa në Shqipëri janë 50 lekë shitje me pakicë, dhe ky trend I cmimit më të ulët I cili në Ulqin shitet nga 50 cent deri ne 70 cent bënë që Ulqinakët të mos zhvillojnë tregtinë e tyre.

Lexoni dhe kete

NË MAL TË ZI “KRISJE” BRENDA SHUMICES

Është konstituar parlamenti i ri i Malit të Zi ku për herë të parë Millo …