Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për programin e bonusit të rijetësimit. Ministrja Margariti tha se vitin e kaluar ka pasur 96 aplikues në të gjithë vendin, teksa qëllimi kryesor është që të kthehet në një formulë ekonomike për përfituesit e këtij programi.
Margariti lëshoi edhe një batutë, ku tha se kur kemi arritur ti marrim para gjirokastritëve që të financojnë për shtëpitë e tyre nuk e di pse në Shkodër nuk duhet të ketë më shumë aplikues…
Takimi u organizua tek muzeu “Marubi” dhe në vitin e dytë të këtij programi, afati i aplikimeve është deri me 10 mars 2023.