Thursday , 23 February 2023

PROKURORIA NIS HETIMET PER HEC-in ne THIRRE

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet në lidhje me ndërtimin Hidrocentralit dhe fabrike Ujit, në fshatin Thirrë të Njesisë Administrative të Fanit në Mirditë.

Sipas burimeve proçedimi penal ka nisur pas kallëzimit të depozituar nga banoret e zonës të cilët janë kundra zbatimit të këtyre projekteve dhe pretendojnë se ju janë fallsifikuar firmat nga kompania që po kryen këto investime në bashkëpunim me zyrtar vendor.

Hetimet po kryhen nga Prokurori Sabri Kastrati i cili i kontaktuar nëpërmjes telefonit bën me dije se është administruar dhe po verifikohet i gjithë dokumentacioni i lejes së ndërtimit dhe nëse ka element të vepres penale personat përgjegjes do të përballen me ligjin.

Ndërkohë banoret e fshatrave Thirrë dhe Sang, protestuan të enjten pasi janë kundra zbatimit të këtyre projekteve që sipas tyre zhduk burimet natyrore dhe dëmton rëndë mjedisin në këto zona.

Ata kanë paralajmeruar përshkallëzim të protestave deri në bllokim të rrugës së kombit, nëse nuk do të ketë reagim nga institucionet vendore dhe qëndrore.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …