Gazetari i njohur Gjergj Marku ka promovuar në Lezhë librin tijë “Mirdita për Kol Mirditën”, botim ky që i kushtohet dëshmorit të kombit Kol Mirdita.Në këtë veprimtari merrnin pjesë autoritete nga Shqipëria dhe Kosova, shkrimtar, historian, studies dhe familjare të dëshmorit Mirdita.Të pranishmit që moren fjalen vlersuan maksimalisht kontributin e Kol Mirditës i cili dha jeten për liri.
Autori i këtij libri Gjergj Marku thotë se ky botim është një përmbledhje që flet për jeten dhe veprimtarinë e Kol Mirditës.
Vëllai i dëshmorit ka shprehur falenderimet për vlersimin që i është bërë Kol Mirditës.
Ideali dhe vepra e Kolë Ndrec Mirditës me origjinë nga krahina e Mirditës, mbetet frymëzim për brezat e ardhshem, ndaj dhe gazetari Gjergj Marku është përpjekur që ta nxjerrë në dritë veprimtarinë e dëshmorit.
