Thursday , 23 February 2023

PROTESTA E OPOZITES NE KOSOVE, ME FLAMUJ KUQEZI!

Ka nisur me flamuj komëtarë protesta e opozitës në Prishtinë. Mijëra qytetarë janë mbkedhur në shesh, në krye të të cilëve janë tre kreret e partive opozitare, që në duar mbajnë parullën “Për shtet me sovranitet”

Ish-lideri i VV, tha se kjo do të jetë pranverë e rilindjes së demokracisë. Ai tha se kërkojnë që pavarësia të jetë e mbushur me sovranitet e zhvillim ekonomik, të eliminohet korrupsioni, duke filluar prej qeverisë.Kurti tha se Zajednica ka vdekur, ka marrë fund, e do të merr fund edhe kjo qeveri. Lidhur me mbajtjen e flamujve kombëtar dhe jo atij shtetëror, Kurti tha se populli e di më së miri cilin flamur ta mbajë.

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, i cili po i prin protestës së opozitës, ka thënë për KTV-në se protesta e sotme është sinjali i fundit për qeverinë që të japë dorëheqje.

“Protesta e sotme i dërgon sinjalin qeverisë dhe këtij regjimi polici se Kosova nuk do të lejojë të udhëhiqet nga njerëzit që kanë shkelur kushtetutën dhe kanë cenuar sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Ymeri.

Lexoni dhe kete

NË MAL TË ZI “KRISJE” BRENDA SHUMICES

Është konstituar parlamenti i ri i Malit të Zi ku për herë të parë Millo …