Thursday , 23 February 2023

PROTESTA E PUNONJESVE TË FASONERISË, REAGON BSPSH SHKODËR

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare dega Shkodër, Albert Tuka, ka reaguar pas protestës së punonjesve të një fasonerie në Shkodër, të cilat kishin rreth 3 muaj pa marrë pagat.

Ai shpreh keqardhjen për këto punonjese dhe thotë se është dashur të paraqiteshin të Inspektoriati i Punës dhe Drejtoria e Tatimeve, teksa është i bindur se janë të drejta që ato punonjese do ti fitojnë.

Tuka shton se në Shkodër janë mbi 10 mijë punonjese që punojnë në fasoneri, ndërsa ka pasur mbi 25 denoncime pranë BSPSH Shkodër, por që janë zgjidhur përmes dialogut.

Një ditë më parë, disa punonjese dolën në protestë para Prokurorisë së Shkodrës, për shkak se kishin mbetur 3 muaj pa marrë pagat, ndërsa pronari i fasonerisë nuk u ofronte asnjë zgjidhje.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …