Thursday , 23 February 2023

Protesta e Vetevendosjes, perplasje mes policise dhe protestuesve!

Ėshtė kthyer nė pėrleshje mes policisė dhe qindra qytetarėve tė mbledhur para qeverisė sė Kosovės protesta pėr shkarkimin e ministrit serb nga qeveria e Kosovės. Tre parti opozitare, Vetėvendosja, AAK e Ramush Haradinaj dhe Nisma e Fatmir Limajt organizuan kėtė protest nė kundėrpėrgjigje tė mos reagimit tė Mustafės tė cilit iu kėrkua shkarkimi i ministrit serb Jabllanoviē, i cili ofendoi nėnat gjakovare, duke i cilėsuar egėrsira. Po ashtu kėrkohet edhe njė ligj i vecantė pėr statusin e minierės sė Trepēės.

Gjatė protestės sė tė shtunės, kryeministrit Mustafa iu dha ultimatum deri nė orėn 16:00 tė 26 Janarit pėr shkarkimin e ministrit serb, ndėrsa me skadimin e kėtij afati u organizua kjo protestė e radhės. Sipas vetėvendosjes protestat nuk do tė ndalen.

Bashkėorganizatorėt kanė deklaruar se protesta nuk ėshtė partiake, nuk ėshtė as opozitare, por gjithėpopullore. 

Gjatė pėrleshjeve mes Policisė dhe protestuesve, ėshtė lėnduar nėnkryetari i Lėvizjes Vetėvendosje, Visar Ymeri. Ymerin e ka marrė menjėherė autoambulanca pėr trajtim dhe ėshtė dėrguar nė Emergjencė.

Zėdhėnėsi i Qeverisė sė Kosovės, Arban Abrashi ka thėnė se protesta ėshtė organizim politik dhe nuk ka tė bėjė fare me kėrkesat qė i parashtrojnė. Ai ka deklaruar pėr Radio Kosovėn  se protesta e sotme do tė jetė pėrgjigja mė e mirė pėr vetė organizatorėt e protestės, pasi sipas tij, qytetarėt nuk do t’i pėrgjigjen nė numėr tė madh ngase e kanė kuptuar se ėshtė thjesht protestė politike.

Lexoni dhe kete

NƋ MAL TƋ ZI “KRISJE” BRENDA SHUMICES

ƋshtĆ« konstituar parlamenti i ri i Malit tĆ« Zi ku pĆ«r herĆ« tĆ« parĆ« Millo …