PROTESTE KUNDER HEC-it, BLLOKOHET RRUGA E KOMBIT

Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimit nga institucionet shtetërore, ka ngritur sërish në proteste banoret e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë, të cilet kundershtojnë ndërtimin e një HEC-i dhe fabrike ujit ne ketë zonë.

Me ta u bashkuan një sërë organizatash mjedisore si dhe deputet e aktivist të Lëvizjes Vetevendosje në Kosove. Sëbashku u mblodhen pranë Tunelit të Thirrës dhe me pankarta në duar marshuan drejt kantierit të ndërtimit.

Më pas protestuesit u rikthyen sërish në rrugen e kombit dhe në hyrje të tunelit u përplasen me policinë dhe arriten të thyejne kurdonin, e të bllokojnë për disa minuta këtë rruge në korsinë drejt Kukesit.

Banoret thonë se jane të vendosur për ndalimin e këtyre projekteve abuzive që shkatërrojnë zonen, pavarësisht kërcimëve dhe shantazheve nga konçensionari dhe pushtetar vendor.

Në të njejten linje ishin dhe deputet dhe aktivist të lëvizjes vetevendosje, të cilet kërkuan anullimin e këtyre projekeve qe demtojne mjedisin dhe burimet ujore të zonës.

Kjo është protesta e dytë në harkun kohor të 10 diteve të banoreve të fshatrave Thirre dhe Sang, ndërsa kane depozituat dhe një kallezim penal ne prokurori për fallsifikim të firmave.

Lexoni dhe kete

ISH PRESIDENTI NISHANI VIZITON MUZEUN “DEDË GJON LULI”

Me ftese te pasardhesve te heroit dhe atdhetarit te shquar Ded Gjon Lulit, komandit te …