Thursday , 27 January 2022

PROTESTE KUNDER HEC-it DHE FABRIKES SE UJIT NE MIRDITE

Punimet e nisura për ndërtimin e një hidrocentrali dhe fabrike ujit në Thirrë të Mirditës ka ngritur në proteste banoret e dy fshatrave në këtë zonë.

Të rinj e të moshuar u mblodhen para kantierit të ndërtimit, duke kundërshtuar zbatimin e këtij projekti sipas tyre shkatërron burimet ujore dhe ekosistemin.

Banoret thonë se të gjitha proçedurat për lejen e ndërtimit janë kryer në mënyre të fshehtë pa u konsultuar me komunitetin.

Në fshatrat Thirrë dhe Sang janë të regjistruar 611 banor, por sipas dokumentacionit të paraqitur nga firma pretendohet se aty jetojnë vetem 19 banor, madje dhe firmat e disave prej tyre janë fallsifikuar. Banoret akuzojnë kryebashkiakun e Mirditës Ndrec Dedaj dhe zyrtar të tjere lokal dhe qëndror si të përfshire në këtë paligjshmeri.

Banoret e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë e kanë bërë prezenc shqetësimin e tyre tek institucionet vendore dhe qëndrore, por pa gjetur asnjë zgjidhje.

Gjithashtu ata kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Lezhës dhe në lidhje me rastin kanë nisur menjëherë hetimet.

Lexoni dhe kete

PROTESTA E BANORËVE, REAGON OSHEE SHKODËR

Pas protestës së banorëve të Hotit të Ri ka reaguar edhe OSHEE rajoni Shkodër. Kryeinxhineria …