Thursday , 27 January 2022

PS SHKODËR MBLEDHJE PËR TË AFRUAR SA MË SHUMË GRA NË PARTI

Partia Socialiste dega Shkodër ka organizuar një mbledhje, ku në fokus ishte përcjellja e mesazhit që sa më shumë gra ti bashkohen Partisë Socialiste.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga ministrja e shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes, Edona Bilali. Ajo kishte një koment edhe për zgjedhjet lokale, ku tha se pritet ‘fjala’ e presidentit.

E pranishme në mbledhje ishte edhe sekretarja e përgjithshme e gruas në PS, Etilda Gjonaj, që foli për zgjedhjet e pjesshme lokale dhe gjuhën e përdorur në parlament…

Në takim merrnin pjesë edhe deputeti Benet Beci, prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, si edhe kryetarët e bashkive dhe strukturat drejtuese të Shkodrës, Malësi e Madhe, Fushë-Arrëz, Vau i Dejës dhe Pukë.

Lexoni dhe kete

ZGJEDHJET E PJESSHME, CELIBASHI APEL QYTETARËVE

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje qytetarëve të 6 bashkive ku …