Thursday , 27 January 2022

QE PREJ TERMETIT JETOJNE JASHTE SHTEPISE

Që pas tërmetit të 26-nëntorit të vitit 2019-të Fran Gazulli bashkë me bashkëshorten e tij nga Dajçi nuk jetojnë në banesen e tyre.

Rreziku që paraqet shtëpia nga demtimet qw ka detyruar çiftin e të moshuarve që të largohen nga aty dhe të strehohen tek vajza e tyre.

Banesa në fjalë është verifikuar dhe shkalla e dëmtimit është përcaktuar DS2 per rikonstruksion. Por kryefamiljari Fran Gazulli kërkon rivleresim të shtëpisë, pasi me pretendimin se paratë që ka marrë nuk janë aspak të mjaftueshme riparimin e dëmëve të shkaktuara nga tërmeti.

Fran Gazulli thotë se shqetësimin e tyre e ka bërë prezent tek insitutucionet vendore dhe qëndrore, por pa mundur që të gjeje zgjidhje.

Lexoni dhe kete

PROTESTA E BANORËVE, REAGON OSHEE SHKODËR

Pas protestës së banorëve të Hotit të Ri ka reaguar edhe OSHEE rajoni Shkodër. Kryeinxhineria …