Në Shkodër është përuruar “Harmonia”, qendra e parë publike që do ti shërbejë fëmijëve të diagnostikuar me Autizëm.
Numri në rritje i fëmijëve të diagnostikuar me Autizëm dhe problematikat e shumta të familjeve kanë nxitur Bashkinë e Shkodrës që rreth 2 vite më përpara të fillonte rrugëtimin për ngritjen e një qendre të specializuar, për ofrimin e shërbimeve për fëmijët me Autizëm.
Në hapjen e kësaj qendre ndihmuan edhe disa organizata dhe institucione në vendin tonë.