Monday , 20 September 2021

QENTË ENDACAK NË SHKODËR, PREFEKTJA ANGONI ZHVILLON TAKIM

Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, ka qenë e drejtëpërdrejtë në takimin e mbajtur në Prefekturë në lidhje me qente endacak.

Ajo është shprehur se ka një prezencë të shtuar që vjen si pasojë e sjelljes së qeneve endacak nga rajonet fqinjë apo edhe nga bashkitë fqinje me Bashkinë e Shkodrës…

Në tryezen teknike mbi situatën e krijuar në zonat e banuara nga qentë endacak dhe masat e marra për zbatimin e detyrimeve ligjore dhe mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve në Qarkun e Shkodrës, prefektja Angoni vuri theksin tek nevoja e bashkërendimit të institucioneve.

Ndërsa u shpreh se ka disa propozime se si mund të ndryshohet kjo situatë…

Qyteti i Shkodrës është qyteti më problematik sa i përket prezences së qenve endacak në rrugë që shpesh herë rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve. Gjithashtu u prezantua edhe puna e bërë por edhe mënyra se si mund të ndihmohet përmirësimi i situatës nga “Animal’s need me”.

Deri tani në Shkodër ka pasur vetëm baza vullnetare të punës në trajtimin e qeneve endacak si në vaksinimin, apo sterilizim ndërsa deri tani janë evidentuar rreth 300 qene të tillë të cilët nuk janë të matrikuluar apo të vaksinuar të cilët janë sjellë në Shkodër nga zonat për rreth.

Lexoni dhe kete

PUNIME ARTIZANALE ME MBETJE

Nga dëshira për të mbrojtur mjedisin si ekspert turizmi mësoi dhe një zanat. Erjon Elmazi …