Thursday , 23 February 2023

QKL per vitin 2014 ka leshuar 114 leje-liçensimi

Mund të konsiderohet një shifër relativisht e lartë nëse krahasohen leje-licensimet të vitit 2014 me ato te vitit 2013. Ne vitin 2014 janë lëshuar 114 leje-licensimi, ndërsa për vitin 2013 janë lëshuar 53 leje-licensimi. Duke pare shifrat e këtyre dy viteve viti 2014 mund te cilësohet pozitv por duke e parë që kjo shifer është për të gjithë qarkun e Shkodres atehere numri nuk është I lart.

Në vitin 2014 numri I bizneseve të licensuar me leje-licensimi pranë qëndres kombëtar të licensimit është rritur me  115% nga viti 2013. Qëndra kombëtare e regjistrimi dhe ajo e licensimit që nga 2014 janë bashkuar në një institucion të vetëm në mënyre që të shmanget humbja e kohes nga njeri intitucion tek tjetri.

QKL-ja Ofron Shërbime trajton procedurat e licencimit, autorizimit, lejeve, ndryshimit dhe revokimit sipas ligjit “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë, mban dhe administron Regjistrin Kombëtar të Licencave e Lejeve, siguron qasje të thjeshtë e të lehtë të biznesit dhe publikut në informacionin mbi ligjet dhe rregulloret që administrojnë licencat dhe lejet në Shqipëri, si dhe mbi procesin e aplikimit, duke përfshirë kriteret, dokumentet e nevojshme, procesin e shqyrtimit, afatet e vendimmarrijes, tarifat dhe pagesat,informon dhe këshillon kërkuesit dhe publikun për procedurat e licencimit, autorizimit e lejimit. Nderkohë që regjistri Kombëtar i licensimit nuk përmban të dhëna  në lidhjë më numrin e bizneseve të licensuar apo dhe me mbylljen e tyre.

Lexoni dhe kete

11,493 BIZNESE TE VOGLA KALUAN NE TVSH, PA KOSTO

Administrata tatimore njofton se kalimi i biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është një …