Spitali Rajonal i Shkodrës përballet me radhë të gjata të qytetarëve për të kryer vizita të ndryshme. Për këtë, nëndrejtorja e re teknike e këtij spitali, Holta Duda, ka vënë theksin tek konsultat të cilat realizohen në poliklinikë dhe në spital.
Ajo sqaron se vizitat kryhen në bazë të sistemit të referimit dhe kërkon që të zbatohet ky sistem, i praktikuar prej 3 vitesh, në mënyrë që të eleminohen radhët. Gjithashtu, ajo thekson se spitali rajonal në orët e para ka në fokus vizitat e pacientëve të shtruar…
Prej muajsh, për shkak të një defekti ka munguar edhe makineria e numrave e cila mban radhën duke shmangur grumbullimet pranë sportelit, por tashmë është rikthyer sërish në funksion.