Mënyra e menaxhimit të situatës në kaskadën e Drinit nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare është e dënueshme, deklarata ka ardhur nga prefekti i Qarkut Shkoder Paulin Radovani.
Sipas këtij të fundit është e patolerueshme që të mos shkarkohet nga HEC- et në ditët e fundit të muajit Tetor dhe të shkarkohet në nivele të mëdha gjatë 24 orëve të fundit.
Burime nga HEC VAu Dejes, bëjnë të ditur se shkarkimet llogariten në 1700 m3/sek. Sipasojë e shkarkimeve gjatë orëve të fundit situate paraqitet problematike në zonën e NënShkodres, ndërsa Harku Berdicës po pushtohet nga uji.