Spitali Rajonal i Shkodrës është spitali i dytë në vend, pas QSUT, i cili po aplikon metodën e trombolizës intravenoze tek pacientët me ishemi cerebrale.
Mjeku neurolog Gleni Halili thotë se në 3 muaj janë kryer me sukses 10 raste, por thekson se duhet sensibilizim më i madh nga pacientët.
Gjithashtu, ai shpreh shqetësimin për rritjen e rasteve, jo vetëm pas moshes 60-vjeç, por edhe të moshave 30 – 40 vjeç.