Thursday , 23 February 2023

REFERENDUMI NË PD SHKODËR DHE PROÇESI I VOTIMIT

Sekretari për çështjet zgjedhore dhe ligjore në Partinë Demokratike dega Shkodër, Besnik Kastrati, shprehet se janë marrë masat për referendumin e së shtunës, duke ngritur 9 qendra votimit në Bashkinë e Shkodrës, pa harruar edhe qendrat e votimit në Malësi të Madhe dhe Pukë.

“Pritshmëritë për pjesëmarrje të anëtarëve janë të larta, pasi anëtarësia ka pritur që të ndodhte më herët ky proçes” – theksoi Kastrati.

Sipas tij, kyçja e selisë së PD Shkodër nuk është një imazh i bukur që i jepet këtij qyteti, ndërkohë ftoi anëtarët të ruajnë qetësinë.

Proçesi i votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD, do të nis nga ora 08:00 dhe do të zgjasë deri në ora 17:00, ndërkohë numërimi pritet të nis gjysëm ore pas përfundimit të votimit.

Lexoni dhe kete

PD DHE PL FIRMOSIN MARRËVESHJEN PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT

Ashtu siç u lajmërua një ditë më parë, këtë të enjte është zyrtarizuar marrëveshja mes …