Në departamentin e infermierisë të Universitetit të Shkodrës janë të kënaqur me ecurinë e regjistrimeve për vitin e ri akademik.
Në 100 vende të hapura në degën e infermierisë deri tani janë plotësuar 84, në infermieri mami nga 60 kuota janë plotësuar 41, ndërsa në fizioterapi nga 50 janë plotësuar 15.
Por, shefi i departamentit të infermierisë në Universitetin e Shkodrës, Emiljano Pjetri, e pranon se shumë nga studentët kanë prirje për të punuar jashtë që në momentin që aplikojnë…
Në total janë 7 faza regjistrimi, që do të zgjasin deri me 15 shtator.