Tuesday , 26 October 2021

” REIGEN” NE “MIGJENI”

” Reigen” ose ” Rrethi” nga Arthur Shnitzel  dhe në regji të Aloise Galle është shfaqja për publik të rritur mbi moshën 18 vjec e cila hap edhe sezonit teatror në Teatrin ” Migjeni” të Shkodrës e cila vjen në kuadër të vitit kulturor Austriak një bashkëpunim mes Bashkisë Shkodër dhe Ambasadës Austriake në Tiranë.

Një shfaqje e cila cdo herë ka shfaqur polemika për vetë përmbajtjen e saj, me skenat seksuale të cilat vijnë përmes dialogjeve, ndërsa për aktorët kjo është eksperiencë ndryshe…

Shfaqja e kësaj vepre në teatrot e Vjenës dhe Berlinit njëqind vjet më parë, çoi në konflikt dhe trazira në sallë deri në ndalimin e shfaqjeve. E sjëll në formen e 10 dialogjeve ku asnjëri nuk është besnik ndaj tjetrit, Ajo bazohet në gënjeshtra dhe mashtrime, në lakmi. Shfaqja do jepet premierë me datën 14 shtator në ora 20:00 në Teatrin ” Migjeni”

Lexoni dhe kete

“GISHTËZAT”, SHFAQJE PËR FËMIJË NË AMBIENT TË HAPUR

E kishin përgatitur shfaqjen që të jepet në teatrin “Migjeni”, një shfaqje për fëmijë, me …