Reshjet e fundit të shiut kanë krijuar një sërë problemesh edhe në rrethin e Mirditës. Dëmtimet më të mëdha kanë qenë tek rrugët rurale ku në disa fshtra të kësaj zone janë bërë pothuajse të pakalueshme. Ky fakt është bërë i ditur nga nënprefekti i Mirditës Kol Bardhoku, sipas të cilit pezullimi i punëtorëve që merren me mirbatjen e rrugëve rurale nga Këshilli i Qarkut që prej tetorit të këtij viti ka sjellë edhe këto problematika.Sipas tijë ky shqetësim është ngritur edhe në shtabin e emrgjencave në Lezhë dhe kërkohet një zgjidhje e menjëhesrhme, pasi në të kundërt shumë rrugë do të mbesin të bllokuara.
Sipas nën prefektit Bardhoku bashkëpunimi me njesitë vendore ka dhën një impakt pozitiv në përballimin e situatëve emergjente, dhe kjo sipas tijë do të vajojë të jetë prezente edhe në të ardhem.
Aktualisht ka nisur puna për riparimin e aksëve rrugore të dëmtuara nga reshjet, por kjo është një ndërhyrje emergjente pasi për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj problemtike nuk ka fonde të majftueshme.