Rajoni i Lezhës u perfshi nga stuhi me reshje te dendura shiu paraditen e kësaj të markure, të cilat sollen probleme. Në Shëngjin ujerat e zeza dolen në siperfaqe, duke mbuluar një pjesë të akseve rrugore, në zonen e Kunes dhe qendren e qytetit.
Situata e krijuar vështiresoi lëvizjen e qytetareve dhe krijoi një aromë të rëndë në këtë zonë turistike, e cila gjatë kësaj periudhe është mjaft e frekuentuar nga vendas e të huaj.
Për normalizimin sadopak të situates ndërhynë punonjësit e Shërbimeve Publike të Bashkisë Lezhë, duke mbajtur nen kontroll pusetat me qëllim evadimin së më shpejt të ujerave. Kjo problematike eshte e vazhdueshme kur ka reshje shiu me itensitet te larte pasi kanalizimet nuk e perballojne nivelin e prurjeve.
Ndërkohë moti i keq me stuhi dhe reshje shiu zbrazi plazhet në zonen turistike të Shëngjinit. Pushuesit u larguan, duke qëndruar nëpër hotele, ndërsa çadrat dhe shezlonget u mbyllen.