Thursday , 23 February 2023

RESTAURIM I BANESËS SË FAMILJES CURRI NË DRISHT

Një lajm i mirë vjen për familjen e Lulzim Currit në fshatin Drisht të njësisë administrative Postribë të Bashkisë Shkodër. Myftinia Shkodër me mbështetjen e emigrantëve nga fshati Drisht inspektuan familjen Curri dhe i dhanë lajmin e mirë dhe të gëzueshëm për fillimin e restaurimit të banesës së tij, duke e kthyer në kushte të përshtatshme për banim.

Ndërkohë administratori i kësaj njësie Altin Shabaj tha se ka edhe shumë familje të tjera në këtë zonë në këtë gjëndje.

Banesa në fjalë, ku jeton kjo familje, është në kushte të papërshtatshme dhe jashtë çdo parametri për të banuar në të. Restaurimi i banesës parashikohet të përfundojë me fillimin e muajit të Ramazanit.

Lexoni dhe kete

“LAND AND SAND ART FESTIVAL” NË VELIPOJË

“Land and sand Art Festival” është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. …