Banoret e një blloku pallatesh të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 në Laç, u ngriten në proteste, pasi pretendojnë se punimet për rikonstruksionin e tyre nuk po bëhen siç duhet.
4 pallatet të cilat janë ngjitur me njëri tjetrin pësuan dëmtime të shumta nga lëkundjet sizmike dhe banoret kërkojnë që të bëhet transparent projekti i rikostruksionit të tyre, pasi thonë se nuk kanë siguri që të jetojnë aty.
Shqetësimin e tyre e kanë ngritur në Bashkinë e Kurbinit, por thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje. I kontaktuar nëpërmjet telefonit në lidhje me këtë çështje Drejtori i Planifikimit Urban në Bashkinë Kurbin Benard Pali thotë, se këto pallate po rikostruktohen totalisht brenda dhe jashtë konform të gjitha parametrave.