Tuesday , 26 October 2021

RIKTHEHET MUZIKA KLASIKE NE LEZHE

Pas shumë vitesh mungesë, në Lezhë u rikthye muzika klasike. Këtë risi e solli Adelion Kola, një artist lezhjan i cili vijon studimet jashtë vendit për muzike.

Ai zgjodhi që sëbashku me bashkëpunëtor të tjere, që të organizoje një koncert në qytetin e tij të lindjes.

Pjesë e këtij koncerti klasik u bënë artedashes të shumtë të cilët përjetuan emocione të fortë nën tingujt e muzikes, ndërsa eventi u mbështet nga Bashkia Lezhë.

Mbrëmja nën tingujt e muzikes klasike u organizua në memorialin e “Gjergj Kastriotit” dhe zgjati për rreth 90 minuta.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, FAMULLIA MERR EMRIN “ZOJA E SHKODRËS”

Besimtarët katolikë në Shkodër kanë kremtuar Festën e Zojës së Shkodrës, pajtores së qytetit. Festa …