Këto pamje janë të rralla. Ky shpend njihet si Kojliku qeros kokëkuq dhe në shqipëri besohet se nuk është parë prej të pakten 400 vitesh.
Specia shtegtare u zhduk në Europë dhe Balkanin Perëndimor në shekullin e 17-së, kryesisht si pasojë e gjuetisë aggressive. Zogu i quajtur NOVA, ka çelur në një kopsht zoologjik në Austri në vitin 2014 dhe është i pajisur me gjurmues satelitor.
Prej të dielës, ai po qëndron në rezervatin natyror Kune-Vain-Tale në Lezhë. Kojliku qeros mbërriti nga Mali i Zi duke përfshirë edhe vendin tonë në territoret ku dikur specie të ngjashme besohet se ishin të zakonshëm.
Për shkak se është një zog i rritur në kopësht zoologjik, zogu i rrallë nuk shqetësohet nga prania e njerëzve. Madje mund të qëndrojë shumë pranë tyre, në zona urbane dhe rurale duke u ekspozuar kundrejt rreziqeve të ndryshme. Ndaj në Kune-Vain-Tale është nën mbrojtje të vecantë.
Vizita e Kojliku qeros në Shqipëri konsiderohet një ngjarje e jashtëzakonshme nga ornitologët dhe ekspertët e mbrojtjes së florës dhe faunës.