Friday , 22 October 2021

RIKTHEHET NGA SHBA PER TE MESUAR TRADITEN SHQIPTARE

Kristina Preka është larguar 4 vjeçe nga Shqipëria, pasi familja e saj emigroi fillimisht në Greqi e mandej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e sipërmarrjes së njohur të Agroturzmit “Mrizi i Zanave” në Fishtë të Lezhës, por duket se është ambientuar shpejt.

29-vjeçarja Kristina Preka me origjinë nga Gjadri i Lezhës jeton dhe punon si kuzhiniere në Amerikë, por nuk i ka harruar rrënjët e saj, kulturën dhe traditën zadrimore e shqiptare. Për këtë qëllim ajo është rikthyer për pak kohë për të fituar eksperience pranë shefit të njohur të kuzhinës Altin Prenga.

Kristina është ambientuar brenda një kohë të shpejtë me stafin dhe në bashkëpunim me ta bën punë të ndryshme që nga kuzhina e deri tek bujqësia. Në rrefimin e saj për Televizonin Rozafa, Kristina Preka tregon se ka ambicie të çelë një restorant në SHBA, ku do të gatuajnë edhe ushqime tradicionale shqiptare.

Kultivimi dhe ruajtja e identitetit shqiptar brenda dhe jashtë vendit është pozitive thotë sipërmarrësi dhe kuzhinieri Prenga.

Kristina është inspirim për gjithë të rinjtë që jetojnë në emigrim pa harruar kulturën dhe traditën shqiptare.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, 20 VIKTIMA NË 2 VITET E FUNDIT TË TRAFIKIMIT TË QËNIEVE NJERËZORE

Trafikimi i qënieve njerëzore vijon të jetë një fenomen shumë i përhapur në shoqërinë shqiptare. …