Thursday , 23 February 2023

RIKTHEHET TRADITA E GARAVE ME BIÇIKLETA MES SHKOLLAVE

Tradita e garave me biçikleta në mes nxënësve të shkollave 9 vjeçare është rikthyer sërish në Shkodër. Një e tillë është organizuar paraditen e së shtunës në by- passin e qytetit nga shoqata e çiklizmit Vllaznia, në bashkëpunim me Zyrën Arsimor Rajonale, Bashkinë Shkodër dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve.

Kanë marrë pjesë në këtë garë rreth 50 nxënës dhe në fund fitues i saj është shpallur Bekim Tafili i shkollës “Ruzhdi Daca”, në vend të dytë u rendit Arsid Teli i shkollës “Ndre Mjeda” dhe në vend të tretë Riad Muça po i shkollës “Ruzhdi Daca”.

Trajneri i çiklizmit i Vllaznisë, njëkohësisht edhe organizator i këtij aktiviteti, Leonat Kola, në një prononcim për mediat është shprehur se qëllimi ishte rritja e pasionit të nxënësve për biçikletën dhe njëkohësisht përzgjedhja e elementeve më të mirë për ekipin e Vllaznisë…

Dhe në fakt duket se kjo garë e ka bërë efektin e vet menjëherë. Fituesi i saj, Bekim Tafili është shprehur se e ka shumë pasion çiklizmin dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit të Vllaznisë…

Aktivitete të tilla pritet të rikthehen tashmë në traditë për t’u zhvilluar çdo vit sepse përpos faktit që i jep gjallëri jetës sportive në qytet, shërben edhe për promovimin e elementëve cilësorë që nesër a pasnesër mund të përfaqësojnë denjësisht Shkodrën dhe Shqipërinë në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …