Për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, vrasja e 8-vjeçarit në Fier është një ngjarje e rëndë e cila ka tronditur mbarë shoqërinë.
Por, ajo u shpreh se rikthimi i dënimit me vdekje nuk është vendim i duhur dhe se nuk duhet marrë në bazë të emocioneve të forta.
Deklaratat, Nikolla i bëri gjatë organizimit të një marshimi paqësor kundër dhunës ndaj fëmijëve në Tiranë.