Rreshqitja e gureve nga mali në zonen e Torovicës në Lezhë është një problem mjaft i madh që duhet ti japë zgjidhje qeveria shqiptare bashke me Autoritetin Rrugor.
Kështu shprehet kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, sipas të cilit shqetësimi u është përcjelle institicioneve qëndrore, pasi ndërhyrja nuk është në varesi të bashkisë.
Fenomeni i rrëshqitjes së gureve nga Mali në Torovicë është kthyer në shqetësim prej të pakten 5-vitësh. Rënia e një shkëmbë mbi një automjet në tetor të vitit 2017 u mori jeten 2 vëllezerve dhe nuses shtatzënë të njërit prej tyre.
Por, pavarësisht kësaj tragjedia ende nuk është marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje problematikës e cila është kthyer në kërcënim për zonen e banuar.