Thursday , 23 February 2023

RREZIKU NGA GURET, BANORET E SHENGJINIT NE ALARM

Rënia e një guri disa tonësh mbi një banese 3 ditë më parë në Shëngjin ka vënë në alarm banoret në këtë zonë. Ata janë të frikësuar se fenomeni mund të përsëritet, pasi i gjithë mali është zhveshur nga bimësia e gure të tjerë mund të bien e t’ju rrezikojnë jeten.

Banoret që i kanë banesat ngjitur me malin kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për ti dhënë zgjidhje problematikës që po ju rrezikon jeten.

Tre ditë më parë një gur i përmave të mëdha u shkëput nga mali dhe ra mbi një banese në Shëngjin, por fatmiresisht nuk pati persona të lënduar, pasi në momentin e ngjarjes 4 pjesetaret e familjes nuk ishin në shtëpi.

Fenomeni i rrëshqitjes së gureve është kthyer në shqetësim në disa zona të Bashkisë Lezhë dhe deri tani ka munguar ndërhyrja për ti dhënë zgjidhje problematikes.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …