Çmimi i naftës ka shënuar rritje ditët e fundit me 10 lekë për litër. Në pikat e tregtimit te karburanteve, një litër naftë tregtohet me 167 lekë, nga 157 lekë që shitej më parë.
Edhe benzina shitet më shtrenjtë, me 168 lekë. Kjo është hera e tretë që çmimet me pakicë të karburanteve rriten këtë vit, pasi arritën në janar afër 150 lekë si rrjedhojë e rënies së naftës në bursat ndërkombëtare në 27 dollarë për fuçi. Kjo rritje sipas qytetareve eshte e papranueshme per shkak edhe situates se renduar ekonomike.
Aktorët e tregut pohojnë se dy janë arsyet e rritjes së çmimeve. Së pari shtrenjtimi i naftës në bursat ndërkombëtare dhe së dyti, Bashkitë kanë filluar të arkëtojnë taksën e rilicencimit të karburanteve. Kjo taksë u shumëfishua nga janari i këtij viti sipas një vendimi të këshillit të ministrave. Tregtuesit paralajmëruan që kjo taksë do të reflektohej me 4-5 lekë për litër në cmimin final të naftes. Karburanti ne vendin tone vijon te shitet me shtrenjte se vendet fqinje.