Thursday , 23 February 2023

RRUGA NË VELIPOJË NË ERRËSIRË

Plazhi i Velipojës është shumë i frekuentuar në periudhën e verës, por edhe gjatë pjesës tjetër të vitit vazhdon të ketë shumë vizitorë, sidomos nga komuniteti shkodran, një pjesë e madhe e të cilëve jetojnë gjatë të gjithë vitit në banesat e tyre private që kanë në zonën e plazhit.

Pa harruar edhe nga qytetet e tjera të Shqipërisë dhe sidomos Kosovës, që dynden çdo fundjavë në këtë zonë turistike.

Por, sëfundmi një shqetësim është ngritur nga vetë banorët e kësaj zone në lidhje me ndriçimin e aksit rrugor, në hyrje dhe dalje të zonës së plazhit.

Bëhet fjalë për segmentin, nga qendra e njësisë deri në hyrjen e qendrës së plazhit, aty ku është edhe stacioni i autobusëve të Kosovës, një gjatësi rruge rreth 1.5 km e gjatë.

I gjithë ky aks rrugor është në një errësirë totale, duke qenë një shkak jo i vogël për aksidente, sidomos për këmbësorët, që në fakt nuk kanë munguar edhe më herët.

Segmenti në fjalë, në anë të rrugës është i shoqëruar me rrjetin elektrik, aty gjenden shtyllat përkatëse, ku fare mirë instalimi i ndriçuesve publik, mund të jetë i favorshëm. Prandaj, duhet një ndërhyrje nga pushteti lokal.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …