Tuesday , 16 August 2022

RRUGES I DEL PRONARI, IZOLOHEN 45 FAMILJE NE LEZHE

45 familje në fshatin Babullojë të Lezhës janë izoluar, pasi një pjese të rruges që i lidh me supestraden Lezhë-Laç i ka dalë pronari. Bëhet fjalë për 50 metra rrugë për të cilen një banor i fshatit pretendon pronësinë duke e rrethuar dhe bllokuar lëvizjen.

Kjo situatë vijon prej 9 muajsh dhe përballë mos gjetjes së një zgjidhje banoret u ngriten në protestë. Ata thonë se janë ankuar tek institucionet përgjegjesë, por shqetësim i tyre nuk ka marrë vemendje.

Banoret kërkojnë tu mundesohet një rrugë kalimi për të shkuar tek banesat e tyre të cilat i kanë ndërtuar 20 vite më parë, ndërsa paralajmerojnë përshkallim të reagimit deri në bllokimin e superstrades nëse shqetëszimi tyre nuk do të marrë zgjidhje të shpejte.

Burime nga Bashkia Lezhë bëjnë me dije se janë në dijeni të problematikes dhe se po punohet për ti dhënë zgjidhje brenda një kohë të shpejtë me qëllim që banoret të kenë një rrugë që i lidh me superstraden.

Lexoni dhe kete

BABANI: SITUATA E ZJARREVE NË VAU I DEJËS E RËNDUAR

Kreu i Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani, ka folur për situatën e zjarreve pas …