Rruga në lagjen “Nëne Tereza” të qytetit të Lezhës, nga sot do të mbajë emrin e këshilltarit të ndjere Aleksander Ndoka.Përjetsimi i emrit të tijë erdhi në shenjë respekti dhe vlersimi për kontributin e dhënë nga Ndoka nw zhvillimin e kasaj lagjeje.Me këtë rast u organizua një ceremoni, ku krahas familjareve dhe banoreve të zonës ishin të pranishem autorite lokale si dhe deputeti i zones Pjerin Ndreu.
Autoritet e pranishme në këtë ceromoni vlersuan kontributin e Aleksander Ndokës, gjatë veprimtarisë së tijë si këshilltar Bashkiak.
KOntributi i Aleksander Ndokes është i fresket në memorien e banoreve të kësaj lagjeje dhe bashkëpunëtoreve të tijë, ndaj dhe perjetësimi i emrit të tijë është pritur mjaft mirë nga ata.
Në emer të familjes Ndoka vajza e të ndjerit Aleksadender Ndoka, ka falenderuar këshillin bashkiak për vlersimin që i banë babait të sajë.
Aleksander Ndoka u nda nga jeta në muajin dhjetor të vitit që lam pas, por duke lënë pas një emer të mirë në mbarë opinionin publik në Lezhë dhe me gjerë.