RRUGET E QARKUT LEZHE BURIM AKSIDENTESH

Qarku i Lezhës renditet një ndër zonat me numrin më të lartë të aksidenteve në rang vendi, ndërsa segmenti më problematik është Mabë-Mamurras.

Në kuader të Ditës Botërore të pëkujtimit të viktimave të aksidenteve, policia organizoi një aktivitet sensibilizues ku u improvizua një aksident si dhe u bllokua për 60 sekonda qarkullimi i mjeteve në rreth-rrotullimin në hyrje të qytetit të Lezhës.

Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë Altin Mena thotë se duhet bashkëpunimi i të gjitha institucioneve dhe sensibilizimi i shoqërisë për të parandaluar aksidentet rrugore që po marrin jetë njerezish.

Mungesa e standarteve në rrugë dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor është shkaku kryesor i aksidenteve në rruget që përshkojnë qarkun e Lezhës.

Lexoni dhe kete

MASAT E POLICISË RRUGORE TË SHKODRËS

Policia Rrugore e Shkodrës vijon me masat e shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin …