Thursday , 23 February 2023

SALI BERISHA, TAKIM ME TË RINJTË E FRPD

Teksa zhvilloi këtë të dielë një takim me të rinjtë e FRPD, ish kryeministri Sali Berisha sulmoi kryedemokratin Lulzim Basha.

Kryetari pa parti nuk përcakton asgjë, e ka kapur një frikë nga ju dhe duhet të mësojë nga ju ABC-n e demokracisë – deklaroi Berisha, teksa shtoi se Basha po sillet si i shkolluar në Korenë e Veriut e jo në Holandë.

Berisha theksoi se po të ishte burrë, Basha duhet të ishte përballë jush, por ai jep urdhëra me telefon i kyçur në zyrën e tij.

Ndër të tjera, Berisha tha se nuk do të lejojë që Basha të japë dorëheqje, por do ta heqim.

Lexoni dhe kete

PD DHE PL FIRMOSIN MARRËVESHJEN PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT

Ashtu siç u lajmërua një ditë më parë, këtë të enjte është zyrtarizuar marrëveshja mes …